Adhuruesit e objekteve të antikitetit, të modernes dhe të sofistikuarës duhet të shtojnë patjetër në listën tyre të blerjeve këtë dekorues. Vjen në formën e një dekoruesi muri dhe përshtatet shumë mirë me çdo ambient. Ngjyra e bardhë në gri, i jep një prekje finale me shumë klas. Eleganca e këtij objekti qëndron në thjeshtësinë e tij, për të gjithë ata që preferojnë një stil minimalist në ambientet e tyre. Vjen e përbërë nga materiali i rezinës dhe në përmasa 29xH19 cm.