Vaj esencial dafine, me një përmbajtje të pasur në antioksidantë,cineole, alfa-terpinol, alfa-pinen, linalol dhe limonen, që përdoret për masazhimin e lëkurës, përdoret si vaj për flokët, si aromatizues për ambientin apo për aspirim me inhalator, në trajtimin e problemeve të rrugëve të frymëmarrjes. Vaji i dafinës ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, trajton kollën dhe të ftohtit (3 pika në inhalator), lehtëson dhimbjet muskulare, ndihmon kundër prerjeve (gjatë rruajtjes), ndihmon kundër rënies së flokëve (shtohet në shampoo) dhe trajton zbokthin apo skalpin e thatë.