Një ambient romantik këtë Shën Valentin
Shkurti njihet në të gjithë botën si muaji i ëmbël i dashurisë, dhe e gjitha kjo vetëm prej një dite të veçantë. Shën Valentini, dita në të cilën çdo çift i dashuruar feston dashurinë e tyre për njëri-tjetrin, është një ditë plot emocione dhe momente të bukura, për të cilën duhet të fillosh të përgatitesh që herët. Me disa këshilla dhe “truke” të thjeshta, mbrëmja juaj mund të kthehet në një mbrëmje të këndshme, sidomos për ata që preferojnë të kalojnë momentet e tyre intime në ambientet e shtëpisë.
Atmosferë romantike
Mjaftojnë disa gjeste të vogla për të treguar dashurinë ndaj njerëzve më të rëndësishëm në jetën tonë: një foto në kornizë, disa lule ose disa ëmbëlsira, disa qirinj dhe ... atmosfera është gati!
Darkë romantike
Dashuria është në ajër ... dhe shampanja është në gota. Shtrimi i tryezës për një darkë romantike është gjithmonë një ide e mirë, çdo natë të vitit dhe jo vetëm në ditën e Shën Valentinit.
Natë romantike
Qirinj dhe shumë petale! Ngjyra e kuqe e mbulesës dhe trëndafilave gërshetuar me dritën e artë të qirinjve në dhomën e gjumit, janë ato çka do t'a bëjë të paharrrushme datën e Shën Valentinit!
Mëngjes romantik
Thonë se dashuria kalon nga stomaku... dhe dita e Shën Valentinit duhet të fillojë ëmbël me një mëngjes romantik. Mëngjesi i servirur me një tavolinë shërbimi, shoqëruar me një filxhan çaj të ngrohtë dhe briosh të vendosur në pjata të bardha porcelani, edhe pse akoma me pizhama, është shumë romantike!







