Letra e murit me motivin me rrathë në ngjyrë të bardhë si dhe me bazën në ngjyrë të bardhë dhe me reliev të lehtë, është zgjidhja e duhur për mbulimin e pjesshëm ose të plotë të mureve në ambientin e ndenjes, të dhomave të gjumit, të bareve, restoranteve, dhomave të hoteleve etj. Kombinohet me mobilje me ngjyra të errëta të drurit apo dhe me aksesorë me ngjyra të forta duke krijuar kështu një pamje bashkëkohore për hapësirat ku do të vendoset kjo letër muri duke krijuar perceptimin e një hapësire moderne. Është lehtësisht e përshtatshme edhe për hapësira të stilit klasik.