Gotë për fëmijë, në ngjyrë blu, me kapacitet 270 ml. Kjo gotë magjike edukuese për fëmijë ndihmon që ato të konsumojnë ujë dhe lëngje frutash në përditshmërinë e tyre, dhe jo vetëm qumësht. Gota është e pajisur me një bazë silikoni 360°, e cila mbyllet menjëherë pasi fëmija ndalon së piri duke parandaluar rrjedhjen. Gjithashtu silikoni i butë mbron dhëmbët nga dëmtimet e mundshme. Ajo ka dy doreza për mbajtje më të lehtë, dhe një mbulesë plastike që mbron zonën e pirjes nga papastërtitë. Rekomandohet të përdoret nga fëmijë mbi 6 muajsh.