Ndriçues i varur BIANCA PP, lule e zezë, Dia 40 cm, E27, 1×40W. Drita në hapësirat e brendshme është një element që hijeshon dhe shndërron ambientin, duke krijuar kontraste të lehta dritë-hijeje dhe duke evidentuar volumetritë e detajet arkitektonike. Ndriçuesi i varur me formë sfere të shtypur të përbërë nga shirita, prej polipropilenit të ndërthurur me njëri -tjetrin, me motive floreale të zeza, është tendenca e fundit për të sjellë stil bashkëkohor në hapësirat tuaja të brendshme. Ky ndriçues sjell elegancë, finesë dhe mundësi të pafundme kombinimesh me elementë të dekoreve tuaja me ngjyrë: të zezë, vjollcë, të bardhë, të kuqe, etj duke përsosur estetikisht dhe funksionalisht hapësirat tuaja me një cilësi të garantuar.