Helikopter ushtarak lodër për fëmijë, prej materiali plastik, me drita në ngjyra të ndryshme dhe me muzikë, i pajisur me një sistem lëvizjeje që e bën të ndryshojë drejtim nëse përplaset me një pengesë. Punon me 3 bateri 1.5 V të tipit AA, të cilat nuk janë të përfshira në paketim. Kjo lodër ndihmon në zhvillimin e imagjinatës, zhvillimin e shqisave dhe zhvillimin e aftësive të të mësuarit dhe të perceptimit tek fëmijët. Materiali përbërës dhe boja nuk kanë përmbajtje toksike apo të dëmshme për fëmijët dhe produkti është i çertifikuar për siguri në përdorim. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim nga fëmijë të moshës mbi 3 vjeç.