Çaj bimor, me një përzierje bimësh mjekësore, si qumështorja, lule basani, gjethet e mentes, njëmijëfletëshi, mustaqe misri, lëvorja e drunakuqit dhe trëndafili i egër, të cilat përmirësojnë funksionimin e mëlçisë dhe nxisin veprimtarinë e saj. Gjethet e mentes dhe njëmijëfletëshi janë kolagoge të fuqishme dhe si pasojë i krijojnë kushte të përshtatshme mëlçisë për të punuar normalisht. Esenca e këtyre të fundit, në sajë të veprimit spazmolitik dhe antiseptik, liron spazmat, lehtëson dhimbjet e mëlçisë dhe përmirëson funksionin e saj. Mustaqet e misrit dhe lëvorja e drunakuqit me efektet e tyre diuretike e laksative, pastrojnë në mënyrë të tërthortë mëlçinë nga lëndët e dëmshme. Trëndafili i egër, në sajë të përmbajtjes së lartë të vitaminave, zgjeron enët e gjakut, si edhe nxit dhe rigjeneron indet e dëmtuara të mëlçisë.