Seti i dhomës së gjumit elegante Alfa spikat në çdo dhomë. Kjo dhomë gjumi ofron një zgjidhje elegante magazinimi për një buxhet të vogël. E ndërtuar nga një strukturë melamine dhe finitur lisi në ngjyrë ari. Kjo dhomë gjumi përbëhet nga një komo me 3-sirtarë, 2 komodina, krevati dhe dollapi me 6-dyer. Dollapi me 6 dyer ka hapësira të bollshme magazinimi që mundëson ruajtjen lehtësisht të këmishave, xhaketave dhe veshjeve të tjera. Komoja ka 3-sirtarë për magazinimin e sendeve tuaja personale, dhe pjesa e sipërme mund të përdoret për vendosjen mbi të stolitë e ndryshme. Komodina do të shërbejë për vendosjen e ndriçuesit dhe orës me zile ndërsa hapësira shtesë sirtari do të shërbejë për mbajtjen e aksesorëve që ju duhen pranë krevatit. Krevati me kokën e lartë ofron një përzierje të mirë të mbështetjes së fortë dhe rehatisë maksimale.