Eau de toilette (EDT) për femra, me përqendrim 5-15% të vajrave esencialë (parfum), i pasuruar me ekstrakt bergamoti, esencë trëndafili, jaseminë, ekstrakt agrumesh, ekstrakt pjeshke, lule ylang-ylang, jargavan, myshk lisi, erëza, vetiver, kanellë dhe qelibar. Ka një aromë delikate lulesh dhe frutash ekzotike. Të spërkatet 12-18 cm larg trupit, ndërsa për një aromë më të fortë të aplikohet në kyçet e duarve, në qafë, parakrahë dhe pas veshëve.