Seti i dhomës së gjumit Venera e bardhë dhe venge ju ofron ju mobilje të projektuar me elegancë dhe cilësi . Përbërë nga një krevat , 2-komodina , komo me 3-sirtarë, pasqyrë dhe një dollap me 6-dyer. Dhoma e gjumit Venera shumë e rehatshme ndërsa bie në sy koka e krevatit me stil që krijon atmosferë brenda çdo vendosje në dhomën tuaj. Dy komodina nate, secila e pajisur me dy sirtarë për të mbajtur sendet e ndryshme. Sipërfaqa e lartë e këtyre komodinave të dobishme për vendosjen e orës me zile, llambës së leximit dhe sendeve të ngjashme që ju nevoiten pranë krevatit tuaj. Dollapi i rrobave me gjashtë dyer, sergjenë të brendshëm, tubin për varjen e rrobave dhe sirtarët për të mbajtur të gjitha rrobat tuaja dhe këpucët në mënyrë të organizuar. Seti Venera i bardhë dhe venge përfshin gjithashtu një komo me 3 sirtarë voluminos duke siguruar ruajtjen e rrobave . Sipërfaqja e kësaj komoje të madhe do të jetë e dobishme për të vendosur objekte të tilla si korniza foto, kujtime dhe objekte të ngjashme . Pasqyra mund të montohet horizontalisht ose vertikalisht në mur dhe ofron një sipërfaqe reflektuese për dhomën gjumit.
Dhoma e gjumit Venera nga Tuttomobili me dollap me 6-dyer ofron:
Finiturë të bardhë dhe venge
Lehtësi në pastrim
Cilësi dhe çmim të volitshëm
Përmasat:
Komodina: L 47.9cm x Th 37cm x Gj 47cm
Dollapi: L 219.8cm x Th 60cm x Gj 250.8cm
Komoja: L 74.6cm x Th 41cm x Gj 110cm
Pasqyra: L 66cm x Th 3.5cm x Gj 85cm
Korniza e krevatit: L35.5cm x 168cm x 208 cm: for mattress 160 x 200 cm
Mbajtësja e dyshekut nuk është e përfshirë.