Markera me ngjyra për fëmijë, prej materiali plastik rezistent, me kapak i cili lejon ajrosjen, me majë të përforcuar, që i reziston presionit të ushtruar nga dora e fëmijëve dhe me gjerësi të vijës prej 2.6 mm. Përmbajnë bojë ushqimore të testuar dermatologjikisht, pa përmbajtje gluteni, e cila mund të pastrohet lehtësisht nga duart dhe rrobat, me ujë dhe sapun. Përdoren në shkolla dhe kopshte, për të vizatuar apo ngjyrosur dhe ndihmojnë në zhvillimin e imagjinatës dhe kreativitetit tek fëmijët. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim nga fëmijë të moshës mbi 2 vjeç.