Letra e murit me modelin e listelave të drurit të vjetër me nuanca të ngjyrës natyrale të tij është zgjidhja e duhur për mbulimin e pjesshëm ose të plotë të mureve në ambientin e ndenjes, të dhomave të gjumit, të bareve, restoranteve, dhomave të hoteleve etj. Kombinohet me mobilje me ngjyra të drurit apo dhe me aksesorë të tjerë me larmi ngjyrash duke krijuar kështu një pamje bashkëkohore për hapësirat ku do të vendoset kjo letër muri duke krijuar perceptimin e një hapësire të ngrohtë dhe ftuese.