Perdja është aksesori kryesor dekorativ, funksional e mbrojtës, që ndan hapësirën e jashtme nga intimiteti i ambienteve të brendshme. Ondet elegante të krijuara nga valëzimi i materialit të derdhur të copës, të ndërthurura me faktorët ngjyrë e transparencë, krijojnë një ambient të këndshëm, shtojnë stil, ekstravagancë e dritëhije në vendin ku përdoret. Jepini hapësirës suaj një identitet të ri me perden me ngjyra bezhë e blu, të përbërë nga materiali organza (tyl) dhe fijet e poliestrës 100% të pastër, që i japin këtij produkti butësi e viskozitet, të konturuar plot hijeshi në dritaren tuaj. Lehtësisht e kombinueshme me elementët e tjerë të dekorit me ngjyrë të zezë, kafe, blu, gri etj.. Kjo e bën këtë perde me shirita perfekte për dhoma fjetjeje e zona ndenjeje, duke sjellë harmoni ngjyrash e hijeshi në hapësirat tuaja bashkëkohore.