Ndriçues dekorativ për Halloween, në formë kungulli, prej materiali qelqi gjysmëtransparent, në ngjyrë portokalli dhe të zezë. Ndriçuesi është i pajisur me një dorezë mbajtëse metalike dhe me 10 llamba LED, të cilat punojnë me 2 bateri AA, të cilat nuk janë të përfshira në paketim. Përdoret për dekorimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme gjatë festës së Halloween-it. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim në ambiente jo-profesionale, si ambientet e shtëpive, shkollave, etj., dhe profesionale, si bizneset, hotelet, restorantet, baret, etj.