Larës xhel, për pastrimin e përditshëm të lëkurës, me një formulë hipoalergjike dhe jo-komedogjenike, të testuar dermatologjikisht, që ka efekt purifikues dhe ribalancues për papastërtitë dhe puçrrat në lëkurë, kontrollon nivelin e sebumit të sekretuar, pastron poret në thellësi dhe hidraton lëkurën. Nuk përmban sapun, ngjyrues apo derivate të grurit. Mënyra e përdorimit: Aplikoni 1-2 sprucime të produktit në lëkurë të lagur, në mëngjes dhe në mbrëmje. Masazhoni shkumën e krijuar butësisht dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim në lëkurë të yndyrshme, të ndjeshme, të irrituar dhe të prirur për akne.