Zmeriluesi GSS 23 AE profesional ka një fuqi prej 190 W për të krijuar sipërfaqe me cilësi ekstremisht të lartë. Pllakat e tij lëmuese janë të krijuara me materialin më të mirë dhe kanë një jetëgjatësi 5 herë më të madhe se sa pllakat me përbërje gome. Ai është i pazhurmshëm dhe ka dridhje shumë të lehta për një punë pa lodhje. Është i pajisur me sistem mikro-filter të Bosch-it duke realizuar zmerilim më të mirë. Gjithashtu është i përshtatshëm edhe për mëngjerashët. Përmasat e letrës zmeriluese janë 188x94 mm.