Detergjent për larjen e enëve në lavastovilje, me cilësi profesionale, me një formulë të pasuruar me tetrasodium EDTA dhe me nivel pH më të madh se 7. Përdoret për të hequr mbetjet e ushqimit dhe yndyrën nga enët, si edhe për të pastruar lavastoviljet, duke eliminuar aromat e pakëndshme dhe duke parandaluar krijimin e mbetjeve gëlqerore dhe gërryerjen e metalit. Sasia e dozimit është 1 deri në 2 gramë detergjent në 1 litër ujë, në varësi të fortësisë së ujit. Ky produkt është i çertifikuar nga H.A.C.C.P për sigurinë ndaj ushqimit.