Solucion pastrues për lëkurën, në formë shkume, me një formulë hipoalergjike të testuar dermatologjikisht, të pasuruar me ekstrakt qershie Acerola dhe glicerinë. Ky locion pastrues ka një sërë benefitesh për lëkurën, hidraton dhe ushqen lëkurën duke i dhënë shkëlqim dhe duke e bërë të duket më e pastër, pastron sebumin e tepërt nga poret e lëkurës, pastron në thellësi poret duke eliminuar pluhurat dhe papastërtitë e akumuluara, ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, si edhe përmirëson dhe njëtrajtëson teksturën e lëkurës.