Metrazh per perde, poliestër, e kuqe, 2.8 mt

Modeli: 13392



Perdja është një element përbërës, mbrojtës dhe që integron ose ndan hapsirën e jashtme nga intimiteti i ambjenteve të brendshme. Ondet elegante të krijuara nga valëzimi i materialit të derdhur të copës, të ndërthurura me ngjyrën dhe transparencën e materialit, krijojnë një ambient te kendshem, shtojnë stil, ekstravagancë, dritë-hije në ambjentin brenda shtepisë tuaj.. Jepini ambjentit tuaj një identitet të ri me perden transparente ngjyrë të bardhe me shirita te kuq ne forme kuadratash, të përbërë nga materiali i fijeve të poliestrës dhe material organza (tyl), që i jep këtij produkti një shkëlqim të mëndafshtë të konturuar me elegance në dritaren tuaj, duke u kombinuar me elementët e tjerë të dekorit me ngjyra krem, bezhë,të bardhë,të zezë etj. Lehtësisht e kombinueshme në ambjente me stil klasik dhe bashkëkohor, duke sjellë ekstravagancë dhe kontraste të lehta me elementët e dekorit të hapsirave tuaja.

  • Linja : Moderne
  • Materiali : Poliestër
  • Ngjyra : E kuqe
  • Përshkueshmëria e dritës : Mesatar
  • Lahet në lavatriçe : Po, 30°C
  • Gjerësia : 2.8 mt
PayPal VISA VISA Electron MasterCard Maestro MasterCard SecureCode Verified by VISA GeoTrust