Megacard

Çfarë është MEGACARD ?
Megacard është karta e klientit MEGATEK e cila mund të përdoret vetëm për blerje direkt në Hipermarketin Megatek.

Kush mund të aplikojë?
Të gjithë klientët mund të aplikojnë për Megacard pranë Kujdesit ndaj Klientit në Hipermarketin Megatek.

Si funksionon skema e uljeve?
Vlera e çdo blerjeje regjistrohet në kartë dhe vlera respektive e uljes i zbritet automatikisht faturës.
Klienti duhet të tregojë Megacard në çdo blerje në mënyrë që vlera e faturës të regjistrohet në kartë.
Sistemi ynë i uljeve përmban 8 shkallë. Shkalla e parë e uljeve fillon pasi në kartë janë rregjistruar 30 mijë lekë blerje. Niveli i uljes rritet me rritjen e blerjeve tuaja sipas skemës së mëposhtme deri në 8 % ulje.

Skema e uljeve për klientët me MEGACARD sipas volumit të blerjeve:

Për blerje mbi           30,000 Lekë          1%
Për blerje mbi           60,000 Lekë          2%
Për blerje mbi         100,000 Lekë          3%
Për blerje mbi        250,000 Lekë           4%
Për blerje mbi        520,000 Lekë           5%
Për blerje mbi        780,000 Lekë           6%
Për blerje mbi     1,050,000 Lekë           7%
Për blerje mbi     1,300,000 Lekë           8%

Shënim:
Nëse karta juaj e klientit nuk përdoret për më shumë se 6 muaj, ju humbisni një nivel në skemën e uljeve.
Nëse karta juaj e Klientit nuk përdoret për më shumë se 9 muaj, ju humbisni dy nivele në skemën e uljeve.
Nëse karta juaj e Klientit nuk përdoret për më shumë se 12 muaj, ju humbisni tre nivele në skemën e uljeve.
MEGATEK ka të drejtën e rishikimit të kësaj skeme në çdo kohë.
Artikujt në ofertë nuk përfitojnë uljen sipas nivelit të kartës tuaj.
Kjo skemë aplikohet vetëm për 98% të artikujve në MEGATEK.
Ju lutemi mbani në vëmëndjen tuaj që personeli i arkës mund të kërkojë paraqitjen e kartës tuaj të identitetit.

PayPal VISA VISA Electron MasterCard Maestro MasterCard SecureCode Verified by VISA GeoTrust